VIDEO/Shkruhet historia nga “peshkaqenët blu”, vendi i përbërë nga 10 ishuj siguron biletën në Botërorin 2026

Sport

VIDEO/Shkruhet historia nga “peshkaqenët blu”, vendi i

Botërori 2026 ka njohur sot emrin e një tjetër skuadre debutuese në fazën finale të një turneut të tillë dhe ka qenë një surprizë e papritur për shumëkënd.

Kepi i Gjelbër, një nga vendet më të vogla në kualifikueset e zonës së Afrikës, ka siguruar biletën pasi ka dominuar një grup në të cilin gjendej edhe Kameruni me Libinë dhe Angolën.

Suksesi 3-0 sot i “peshkaqenëve blu” ndaj Esvatinit, bëri që shteti i vogël i përbërë nga 10 ishuj, të siguronte matematikisht vendin e parë në grup dhe një biletë në Botërorin e vitit të ardhshëm, si skuadra e 22-të që kualifikohet në këtë turne,

Me një popullsi që nuk arrin as 600 mijë banorët, ky bëhet shteti i dytë më i vogël që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të turneut, i kaluar vetëm nga Islanda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion