UEFA "ul" Hysajn në stol, Spanja kryen rotacion kundër Shqipërisë!

Sport

UEFA "ul" Hysajn në stol, Spanja kryen rotacion kundër

Ne ora 21.00 te mbremjes se sotme, Shqipëria dhe Spanja luajnë ndeshjen e fundit në Grupin B të Euro 2024.

Kombetares tone i duhen tri pikë për të ëndërruar kalimin në fazën e 1/8, teksa Iberikët janë të kualifikuar të parët e grupit dhe do bëjnë rotacion në ekip, gjë që u konfirmua edhe nga trajneri de la Fuente.

UEFA ka bërë edhe vendosjet e mundshme në fushë për dy skuadrat, ku bie në sy ulja në stol e Hysajt dhe në vendin e tij Balliu.

Një vend edhe për Abrashin në mesin e fushës, me 'Pitbullin' që ka kohë pa marrë minuta me Kombëtaren.

Megjithatë pritet vendimi i Sylvinhos për rreshtimin dhe emrat e duhur, pasi dueli mund të jetë historik për kuqezinjtë.

Në tetë perballjet e luajtura kundër Spanjës, Shqipëria ka humbur të teta ndeshjet duke shënuar tre gola në vite të ndryshme me autorë Shkëlqim Muçën, Sokol Kushtën dhe Myrto Uzunin.

Si kualifikohet Shqipëria:

-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.

-Fitore me Spanjën: humbje/Barazim i Sllovenisë; humbje/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.

-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.

Formacionet e mundshme, sipas UEFA.com:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laci; Broja

Spanja (4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal

Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)

Stadiumi i Dusseldorfit, 49 mijë vende

ME TE LEXUARAT