Tronditet sërish Euro 2020, infektohet me Covid-19 një tjetër lojtar
Lajmifundit
/
11 June 2021, 12:09
Sport

Një lajm i keq ka ardhur nga Euro 2020. Mësohet se pas infektimit me Covid-19 të lojtareve të Spanjës dhe Suedinë, mësohet se armiku i padukshëm ka prekur Rusinë. Mediat sportive shkruajnë se bëhet fjalë për sulmuesin e Zenit Petersburg, Andrey Mostovoy.
Sipas burimeve, 23-vjeçari është izoluar nga skuadra dhe ka nisur karantinën. Ndërsa, mësohet se i riu do të zëvëndësohet nga Roman Evgeniev, lojtarin e Dinamos së Moskës.

Ndërkohë kujtojmë se Rusia është pjesë e grupit B, me rivalë si Belgjika, Danimarka dhe Finlanda dhe ndeshjen e parë e ka me Belgjikën, nesër.


