Trajneri i Polonisë: Mbrojtësit shqiptarë luajtën fort, pa mëshirë dhe në duele të ashpra

Sport

Trajneri i Polonisë: Mbrojtësit shqiptarë luajtën fort, pa

Një ditë pas ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i kombëtares polake, Paulo Sousa, vlerësoi mbrojtësit e Shqipërisë. Sipas tij, puna e tyre ishte e mirë, pasi ia bënë shumë të vështirë golin sulmuesve polakë.

“Ndeshja u vendos nga stoli dhe nuk është hera e parë. Detyra kryesore e mesfushorëve tanë ishte që të neutralizonin nisjen e sulmeve të tyre. Klich hyri në fushë për të shtuar cilësi dhe aftësi, kështu ne kontrolluam lojën pas pushimit.

Ishte ndeshje e vështirë për sulmin tonë. Mbrojtësit shqiptarë luajtën shumë fort, pa mëshirë dhe hynin në duele të ashpra. Gjyqtari bëri shumë mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për t’u arbitruar”, shprehej 51-vjeçari portugez./abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion