Suedia shkatërron Azerbajxhanin, Gjermani-Holandë barazim, përballje huliganësh në Ligën e Kombeve

Sport

Suedia shkatërron Azerbajxhanin, Gjermani-Holandë barazim,

Liga e Kombeve ka mbyllur këtë edicion me sfidat e fundit që u luajtën mbrëmjen e së martës. Gjermania barazoi 1-1 me Hungarinë, në një grup ku çdo gjë ishte e vendosur. Po në këtë grup, Holanda barazoi në transfertë, po 1-1 me Bosnje & Hercegovinën.

Në Ligën B, Uellsi siguroi ngjitjen për në Ligën A pas fitores 4-1 përballë Islandës dhe disfatës surprizë të Turqisë me Malin e Zi 3-1 në transfertë.

Suedia u ngjit në Ligën B me një fitore të bujshme përballë Azerbajxhanit me rezultatin 6-0, ndërsa Sllovakisë i mjaftoi një gol përballë Estonisë për të siguruar vendin e dytë.

Në Ligën D, Malta barazoi pa gola me Andorrën, duke i dhënë ngjitjen për në Ligën C Moldavisë.

Suedia shkatërron Azerbajxhanin, Gjermani-Holandë barazim,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion