Skualifikohet Peruja dhe Kolumbia, finalja e “frikshme” e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës

Sport

Skualifikohet Peruja dhe Kolumbia, finalja e “frikshme” e Kupës

Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e gjysmëfinales në kuadër të Kupës së Amerikës. Brazili mundi dje Perunë me një gol të shënuar nga Lucas Paqueta, duke u kualifikuar në finalen. Brazili do përballet me Argjentinën. Bardhekaltërit arritën të skualifikojnë Kolumbinë me penallti, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Lautaro Martinez kaloi në avantazh argjentinasit që në minutën e shtatë, ndërkohë që Kolumbia barazoi në pjesën e dytë, me anë të Luis Diaz (61’). Nga pika e bardhë gabuan Sanchez, Mina dhe Cardona, duke lejuar Argjentinën që në 11 korrik të luajë për trofeun ndaj rivalëve të përjetshëm, Brazilit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion