Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Koplik, në gjendje të rëndë një person

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Koplik,

Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas shpërthimit të bombolës së gazit në banese.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Koplik ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit ndodhet në gjendje të rëndë kryefamiljarja Sadete Kukaj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku si pasojë e shpërthimit është shkrumbuar gjithçka në katin e parë të banesës.

Ndërkohë si pasojë e flakëve Kukaj ka marrë plagë në trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion