Rojet e sigurisë ngatërrojnë Bonuçin me tifozin, ja çfarë ndodhi gjatë festës së kualifikimit (Video)

Sport

Rojet e sigurisë ngatërrojnë Bonuçin me tifozin, ja

Italia u kualifikua në finalen e Euro2020 dhe kjo ka ngritur në këmbë tifozët dhe lojtarët. Mbrojtësi juventin, Leonardo Bonuçi u përball me një situatë të sikletshme. Punonjësit e sigurisë së stadiumit e ngatërruan futbollistin italian me një tifoz.

Rojet e sigurisë ngatërrojnë Bonuçin me tifozin, ja

Gjithë kjo ndodhi teksa ai festonte nga afër me tifozët në Wembley. Kur bëri të kthehej sërish te shokët e skuadrës, një punonjëse sigurie e ndaloi dhe i kërkoi të kthehej te vendi i tij në shkallët e stadiumit, duke menduar se juventini ishte një tifoz që u fut në fushë.

Habia në fytyrën e Bonuçit u duk qartë, ndërsa në rrjetet sociale dikush shkroi: “Për fat të mirë të punonjëses, ishte Bonuçi dhe jo Chiellini”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion