BE "i tërheq veshin" Kuvendit: Të zgjidhet në shtator kryetari i ri i AMA-s

Politikë

BE "i tërheq veshin" Kuvendit: Të zgjidhet në shtator

Ndërkohë që sot pritet të mbahet seanca e fundit e Kuvendit për këtë legjislaturë, ku parashikohet të vendoset edhe për kryetarin e ri dhe anëtarët e bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), vjen dhe reagimi i BE.

Në reagim, BE kërkon shtyrjen e votimit për anëtarët e AMA dhe kryetarit të ri gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator.

Reagimi i plotë
Autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë. Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë.

Ne kemi ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s. Vëmë re se votimi nga Parlamenti për emërimin e kryetarit është planifikuar për sot, në seancën e fundit të kësaj legjislature. Ne i ftojmë autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht.

---

Media regulatory authorities need to work impartially, transparently and with a legitimacy that is recognised by all. The European Union revised the Audiovisual Media Services Directive and introduced new independence requirements for national media regulators, including the obligation to set up transparent and independent procedures for the appointment and dismissal of the chair and board members of those authorities. This legislation is part of the EU acquis, which Albania will need to adopt.

We have been following closely the process for the appointment of the new chair and board members of the Audiovisual Media Authority (AMA). It is important that no doubt should exist about the non-partisan, professional and pluralistic nature of the work of AMA. We note that a vote by the Parliament on the appointment of the chair is scheduled today on the last session of this legislature. We invite the authorities to consider proceeding with this nomination under the new Parliament starting in September, together with the appointment of the other board members of the Authority, in order to achieve the widest possible consensus and legitimacy.

European Commission
EU Neighbourhood & Enlargement
European External Action Service - EEAS

ME TE LEXUARAT