Shënoi 3 gola me Barcelonën, Pele e quan "pasardhës" Mbappe-n: Vrapon dhe driblon si unë

Kylian Mbappe është një nga talentet më të mëdha të botës së sportit. Së fundmi ai e tregoi veten përballë Barcelonës në Champions ku shënoi 3 gola.
Përformancat e tij të shkëlqyera nuk kanë mbetur pa u komentuar nga shumë personazhe të njohura të sportit. Një ndër ta është Arsene Wenger, i cili e krahasoi atë me Pele.
Mirëpo, vetë Pele ka folur për këtë çështje ditën e sotme në një intervistë për “Gazzetta dello Sport.
“Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im, dhe nuk po e them me shaka. Ka aftësi për të luajtur shpejt. Ai është një sulmues që mendon shpejt. Kur topi mbërrin në këmbët e tij, ai e di çfarë të bëjë, e ka në kokë idenë se ku të shkojë dhe si ta orientojë lojën për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këto janë gjithashtu karakteristika të rëndësishme në futbollin e sotëm. Kylian është gjithashtu i shpejtë në vrapim dhe në driblim, si unë”, tha ai.