Ronaldo blen "bishën" e radhës, shpenzon 10 mln euro për një Bugatti

Sport

Ronaldo blen "bishën" e radhës, shpenzon 10 mln euro

Cristiano Ronaldo është nga futbollistët më të mirë në planet dhe si i tillë, natyrisht edhe nga më të pasurit, pasi çdo vit është ndër të parët në listën e sportistëve më të paguar, jo vetëm prej rrogës së lartë, por edhe prej të ardhurave nga marketingu.

Ronaldo blen "bishën" e radhës, shpenzon 10 mln euro

Pikërisht për këtë arsye, i ka lejuar vetes luksin të shpenzojë 10 milionë euro për të blerë një Bugatti 110, prodhim i limituar, pasi janë hedhur në treg vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli makine.

Ronaldo blen "bishën" e radhës, shpenzon 10 mln euro

Makina është ndërtuar në Molsheim të Francës dhe ka një motor V16, 8-litërsh, që ka 1500 kuaj fuqi dhe që shkon nga 0 në 100 kilometra në vetëm 2.4 sekonda, shkruan Supersport.

Shpejtësia maksimale e fiksuar e këtij modeli është 380 kilometra/orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion