U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Aktualitet

U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës ku një 24 vjeçare ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni I banesës.

Sipas policisë 24 vjeçarje me iniciale A.Gj. dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.

Ndërkaq për sqarimin e plotë të ngjarjes policia ka arrestuar bashkëshortin e viktimës, shtetasin A.Gj. 31 vjeç.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion