Goma e kamionit i mori jetën 20-vjeçarit, arrestohet pronari i gomisterisë, nën hetim edhe shoferi i...

Pas vdekjes së 23-vjeçarit në Durrës, pasi shpërtheu goma a kamionit, është arrestuar pronari i gomisterisë teksa është vënë në hetim shoferi i ambulancës, pasi dyshohet se ka mbërritur me vonesë për të dhënë ndihmën e parë.
"Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës).
Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë", njofton Policia.


