Rikthimi i Benzemas në kombëtaren franceze ende e pasigurtë, ja çfarë e pengon

A do marrë pjesë në Euro 2020 Karim Benzema? Më herët trajner francez Didier Deschamps, ka njoftuar se mund ta zëvëndësojë yllin madrilen dhe se ky vendim është marrë që Benzema të jetë i gatshëm për fillimin e Kampionatit Evropian.
Ndërkohë mediat franceze shkruajnë se rikthimi i tij kombëtare do jetë e papritur, pas 5 vitesh mungesë dhe marrëdhënien e “ftohtë” që ka me teknikun.
Benzema e pësoi një dëmtim në miqësoren e mbrëmshme kundër Bullgarisë dhe Deschamps e nxori nga loja menjëherë, duke e zëvendësuar me Olivier Giroud e Chelseat. E gjithë vëmendja pas kësaj ndeshje ishte te Benzema dhe lëndimi i tij, pasi tifozët donin të dinin nëse ai ishte aq i rëndë sa për t’ia mohuar pjesëmarrjen 33-vjeçarit në Euro 2020, që nis të premten. Megjithëse fillimisht kishte druajtje për gjendjen e tij, Deschamps tha se lëndimi nuk është i rëndë dhe se Benzema duhet të jetë gati për fillimin e turneut të verës.


