Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri! Ja surpriza e Sylvinhos

Sport

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri! Ja

Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga do të ndeshet përballë Letonisë.

Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.

Ndryshimet më të mëdha në formacion vijnë nga mbrojtja, me Ismajlin dhe Kumbullën që zëvendësojnë Gjimshitin e Ajetin, teksa Sylvinho ka zgjedhur të lërë në stol Hysajn, duke nisur titullar Balliun.

Pjesa tjetër është e njëjtë si në sfidën me Serbinë, teksa shiritin e kapitenit e ka marrë sulmuesi Rey Manaj, i cili gaboi një 11-metërsh në sfidën e kaluar.

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri! Ja

Gjyqtari kryesor i sfidës do të jetë turku Umut Meler, i cili do të ndihmohet nga Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan në krahë, kurse Oguzhan Çakir i katërt. Ndërsa në VAR do të jenë dy arbitrat gjermanë, Harm Osmers dhe Daniel Schlager.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion