“Ish-burri më rrëmbeu djalin”, ish-banorja e Big Brother rrëfen ngjarjen! Çfarë ka ndodhur

Showbiz

“Ish-burri më rrëmbeu djalin”, ish-banorja e Big Brother

Briseida Xhelaj, ish-banorja e njohur e BBVA, ka rrëfyer mes lotësh për djalin e saj të rrëmbyer me forcë nga ish-bashkëshorti i saj, pa dëshirën e të miturit.

Sipas Xhelaj, fëmija është marrë në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar sistemin gjyqësor.

“Pas daljes nga ‘Big Brother’, kuptova se ai e ka marrë fëmijën me anë të gjykatës, duke pretenduar se unë kam qenë e dhunshme ndaj tij”, tha Xhelaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ajo pretendoi se ai ka korruptuar autoritetet gjyqësore. Mes tjerash ish-konkurrentja e BBVA zbuloi disa detaje në lidhje me jetën që po bën djali i saj dhe se si i ati po e lë edhe vetëm.

Në këtë edicion të Big Brother ka pasur disa ndryshime pasi kanë qenë edhe disa personazhe jo publikë. Në mesin e tyre ishte edhe Briseida e cila u fut në shtëpinë paralele tek “Borëbardha me 7 xhuxhat”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion