"E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje"/ Luiz Ejlli ndan foton e rallë me Luna Mari, prek me dedikimin

Showbiz

"E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër prekës me ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij, Lunen, teksa ajo luan në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri.

“E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë.

E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë", shkruan këngëtari.

Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët e kanë vërshuar me komente pozitive duke e cilësuar Luizin një baba të përkushtuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion