Emri/ Ja kush është 15-vjeçarja nga Kosova që humbi jetën pas të shtënave brenda një shkolle në Austri

Kosovë&Rajon

Emri/ Ja kush është 15-vjeçarja nga Kosova që humbi

Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë. Në mesin e viktimave është edhe vajza nga Kosova, Lea Bajrami.

Familjarët e viktimës njoftuan për lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”.

“Me zemer te thyer dhe dhembje te madhe, njoftojme familjaret, miqt qe mbesa jone, Lea Ilir Bajrami humbi jete tragjikisht ne sulmin e ndodhur ne Graz te Austrise.

Lutemi per shpirtin e saj dhe shprehim falemnderime per te gjithe ata qe ndajne dhembjen tone ne keto qaste te veshtira”, shkruhet në mesazh.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në shkollën e mesme “Dreierschutzengasse”.

Mediat austriake i kanë publikuar emrat e disa prej viktimave. Sipas raportimeve pesë nga viktimat janë nxënës të kësaj shkolle: Emma Leitner, Jakob Weiss, Sophie Gruber, Lukas Thalberg, Nina Hartwig.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion