Pse Mbappe fitoi 'Këpucën e Artë' me më pak gola të shënuar se Gyokeres?

Sport

Pse Mbappe fitoi 'Këpucën e Artë' me më pak gola

MADRID, Spanjë - Kylian Mbappe u nderua të premten me “Këpucën e Artë” Evropiane 2024-25 në stadiumin 'Santiago Bernabeu', në prani të babait të tij, Uilfrid Mbappe dhe shokëve të skuadrës së Real Madridit.

Megjithëse shumë menduan se trofeu i takonte Viktor Gyokeres, i cili shënoi 39 gola në kampionatin portugez me Sporting Lisbone, por ishte Mbappe që mori çmimin me 31 gola të shënuar në La Liga. Arsyeja pas këtij rezultati është sistemi i pikëve të “Këpucës së Artë”, i vendosur nga UEFA në 1996.

Ky sistem i jep më shumë peshë golave të shënuar në ligat kryesore evropiane:

2 pikë për gol në pesë ligat më të forta (Spanja, Anglia, Gjermania, Italia, Franca)

1.5 pikë në ligat ndërmjetme (vendet e 6-22 në renditjen UEFA)

1 pikë në ligat pas vendit të 22-të

Për sezonin 2024-2025, La Liga konsiderohet një nga ligat kryesore, ndërsa liga portugeze renditet në kategorinë e ndërmjetme.

Si rezultat:

Mbappe: 31 gola × 2 pikë = 62 pikë

Gyokeres: 39 gola × 1.5 pikë = 58.5 pikë

Kështu, edhe pse shënoi tetë gola më pak, Mbappe e kaloi suedezin dhe u shpall fitues i çmimit prestigjoz, duke konfirmuar vlerën e golave në ligat më konkurruese të Evropës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion