Ndeshje të trukuara, UEFA pezullon dy klube me shtatë vite nga garat evropiane

Sport

Ndeshje të trukuara, UEFA pezullon dy klube me shtatë vite nga garat

Letonezët e FK Ventspils dhe malazezët e FK Arsenal Tivat nuk do marrin pjesë për shtatë vite në garat e UEFA-s.

UEFA ka vendosur ndalime shtatë vjeçare për dy klube evropiane, duke i përjashtuar nga të gjitha kompeticionet e saj për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore dhe të integritetit të ndeshjeve.

FK Ventspils nga Letonia u përjashtua nga garat e UEFA-s për shkak të mashtrimit, ryshfetit dhe korrupsionit, si dhe shkeljeve të integritetit të ndeshjeve dhe kompeticioneve. Hetimi përqendrohej te një ndeshje kualifikuese e Europa League në korrik 2018 kundër ekipit francez Bordeaux, i cili nuk u implikua. Presidenti i Ventspils, Adlan Shishkanov, u përjashtua gjithashtu përgjithmonë nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s. Dënimi vlen deri në sezonin 2027, por diçka e tillë nuk vlen pasi FK Ventspils u shkri dhe në vend të tij u krijua JFK Ventspils i cili garon në ligën e dytë të Letonisë.

Një klub tjetër që po përballet me një ndalim shtatë vjeçar është FK Arsenal Tivat nga Mali i Zi, i akuzuar për trukim ndeshjesh dhe shkelje të rregullave për integritetin e kompeticioneve.

Hetimi i UEFA-s u fokusua tek një ndeshje të Ligës së Konferencës kundër skuadrës armene Alashkert, dhe si pasojë klubi mori fillimisht një pezullim 10-vjeçar, ndërsa mbrojtësi i ekipit, Nikola Celebic, u përjashtua përgjithmonë.

Këto masa pasojnë vendimin e UEFA-s për të ndaluar gjithashtu të gjitha klubet ruse, një masë e marrë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion