Goditi punonjësen e Policisë Bashkiake, arrestohet 44-vjeçarja në Shkodër

Aktualitet

Goditi punonjësen e Policisë Bashkiake, arrestohet 44-vjeçarja

Një 44-vjeçare është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e Policisë Bashkiake.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu ka nisur hetimi ndaj një 42-vjeçareje, pasi ka kanosur Specialistin e Strehimit në Bashkinë e Shkodrës.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. H., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin N. T., 33 vjeç, me detyrë Specialist

Strehimi pranë Bashkisë Shkodër, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion