Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Çfarë ndodhi me Nanon më 14 shtator kur turmat e Berishës sulmuan Kryeministrinë?

Aktualitet

Rrëfimi i shkrimtarit amerikan: Çfarë ndodhi me Nanon më

Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.

Është debatuar shpesh ku u fsheh Fatos Nano pas sulmeve të 14 shtatorit të vitit 1998? Historiani Fred Abrahams, në librin e tij për Shqipërinë shkruan edhe për këtë çështje.

Pjesët e librit janë zbardhur nga gazeta DITA.

“Një turmë përkrahësish të PD-së marshoi te Ministria e Brendshme, ku njerëz shtinë me armë në ajër, gjuajtën me gurë dhe i vunë zjarrin një makine. Një demonstrues u vra dhe katër policë u plagosën.

Protestuesit vazhduan gjatë bulevardit, drejt zyrës së Nanos. Qeveria po bënte një mbledhje urgjente në kat të dytë, kur mbërriti turma e hazdisur. Ministri i Brendshëm, Perikli Teta, po paraqiste një raport, kur gurët thyen xhamin e dritares pas tij, duke ia çuar në kurriz ciflat e xhamit. “Po e ndërpresim mbledhjen për t’u marrë me situatën”, kujton Teta, fjalët e Fatos Nanos.

Rojet qëlluan në ajër, teksa Nanoja dhe ministrat e tij dolën me shpejtësi. Disa shkuan në Hotel Rogner aty pranë dhe të tjerët në zyrat e tyre nëpër mibistri. Teta u kthye në Ministrinë e Brendshme, ku do të kalonte natën për dy javët e ardhshme.

Se çfarë bëri Fatos Nano pas atij momenti mbeti çështje debati. Sipas disa anëtarëve të qeverisë, ai u arratis në Maqedoni, por duket se ai shkoi me makinë deri afër kufirit. Sipas shefit të SHIK-ut, Fatos Klosi, Nano kërkoi ndihmë nga një mik nga Durrësi dhe ai e strehoi në një fshat në kufi me Maqedoninë.

Vetë Nano e preku këtë çështje pas 12 vitesh në një intervistë televizive, duke thënë se e kishte kaluar natën në një rezidencë qeveritare pranë kufirit me Maqedoninë.

“Vendimi i marrë nga grupi im i shoqërimit dhe është i justifikueshëm në kushte emergjence të mosfunksionimit të shumë strukturave mbështetëse”, – tha ai./Gazeta DITA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion