Pezullohet volejbollistja e Dinamos, dyshohet se në të shkuarën ka ndryshuar gjini

Sport

Pezullohet volejbollistja e Dinamos, dyshohet se në të shkuarën

Volejbolli shqiptar është përfshirë këto ditë nga një ngjarje e pazakontë dhe e paprecedentë.

Volejbollistja braziliane e Dinamos, Nayara Ferreira, është pezulluar përkohësisht nga aktivitetet sportive, pas disa ankesave të paraqitura në Federatën Shqiptare të Volejbollit (FSHV) në lidhje me gjininë e saj. Sipas mediave, pas sinjalizimeve të ardhura nga ekipe rivale, Federata i ka kërkuar klubit të Dinamos që të kryejë një “test gjinie” për sportisten 32-vjeçare.

Ferreira mësohet se nuk e ka pritur mirë këtë vendim, por së bashku me klubin është shprehur e gatshme t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të sqaruar situatën. Burime pranë FSHV-së bëjnë me dije se kërkohen teste të thelluara mjekësore, për të parë nëse mund të ketë pasur më herët ndonjë ndryshim gjinie.

Situata ka shkaktuar habinë dhe pakënaqësinë e sportistes, e cila është shprehur se ndihet e diskriminuar dhe e lënduar nga dyshimet që i janë ngritur. Për momentin, as Dinamo dhe as Federata nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet përfundimi i analizave për të marrë një vendim përfundimtar.

Deri në sqarimin e plotë të çështjes, Nayara Ferreira mbetet e pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive.

Braziliania ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e klubeve si BMB/Mackenzie, San Bernardo, Sesi, Pinheiros në Brazil, Gran Canaria në Spanjë, Kravole Pole në Çeki, LP Vampula në Finlandë, Vitoria dhe Kairos në Portugali, si dhe Al Ahly e Alula në Arabinë Saudite.

Këtë sezon, ajo u bashkua me Dinamon, në përvojën e saj të parë në Shqipëri, por është përballur me një situatë që nuk e ka hasur në asnjë prej vendeve ku ka luajtur më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion