Letonia barazon përballë Shqipërisë në fund të pjesës së parë!
Lajmifundit
/
10 Qershor 2025, 21:38
Sport
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan këtë të martë ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës përballë kuqezinjve është Letonia vendase, me sfidën që filloi në orën 20:45.
Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë.
Në fund të pjesës së parë, Letonia barazoi shifrat pas një aksioni nga goditja e këndit, ku Cernomordijs korrigjon gabimin që bëri pak minuta më parë dhe dërgon topin me kokë në portën e mbrojtur nga Strakosha.