“Për golin më përgëzoi trajneri serb”, Manaj “shokon” përsëri Serbinë

Sport

“Për golin më përgëzoi trajneri serb”, Manaj

Rey Manaj shënoi ndaj Serbisë, duke i dhënë fitoren Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese të botërorit.

Sulmuesi shqiptar u kthye më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka marrë përgëzime edhe nga trajneri serb i ekipit ku ai aktivizohet, Al Sharjah.

Manaj shprehet se ka marrë urime nga tekniku Milos Milojevic.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojević është e shkëlqyer.

“Për golin më përgëzoi trajneri serb”, Manaj

Kam respektin maksimal për të. Në fund të fundit, ai më përgëzoi kur u ktheva në klub nga anagazhimi me Kombëtaren. Kjo është normale në futboll, ne jemi të gjithë këtu për shkak të suksesit të Sharjah – tha Manaj, siç raportohet nga “Al Etihad”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion