Aksident në rrugën nacionale Burrel–Klos, mjeti humb kontrollin dhe përfundon në kanal, 2 të plagosur

Aktualitet

Aksident në rrugën nacionale Burrel–Klos, mjeti humb kontrollin

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Burrel–Klos. Një automjet që udhëtonte nga Klosi në drejtim të Burrelit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Në mjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion