Nga stërvitja me Ronaldon deri te puna në kantier ndërtimi, historia e veçantë e ish-futbollistit shqiptar

Sport

Nga stërvitja me Ronaldon deri te puna në kantier ndërtimi,

Futbolli mbart në vetvete shumë histori, ku shumë prej tyre janë mjaft interesante.

26-vjeçari shqiptar,  Cendrim Kameraj ëndërronte të bëhej një futbollist i madh, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Shtatë vjet më parë, ai stërvitej te gjigantët italianë te Juventusit, së bashku me Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Karriera e tij u ndërpre në mes, pasi pësoi 3 këputje të ligamenteve të kryqëzuara.

Në një intervistë me ’20min.ch’, ai tregoi me detaje gjithçka.

“I thashë vetes se do të kthehesha më i fortë. Kisha bërë gjithçka për futbollin.”

“Ishte shumë e vështirë mendërisht për mua. Isha në krye, duke u stërvitur me më të mirët dhe pastaj e gjeta veten përsëri në fund…”.

Nëse gjërat nuk shkuan mirë në futboll, kjo nuk do të thotë se Kameraj u dorëzua, pasi tashmë punon në një kantier ndërtimi.

“Unë jam në fakt një konsulent i burimeve njerëzore në kompaninë e ndërtimit ICM Bau AG. Mbikëqyrësi ynë dëshiron që të gjithë të shkojmë në kantierin e ndërtimit të paktën një herë në ditë për të na treguar se sa e vështirë është kjo punë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion