Kaos në diplomacinë botërore/ Netanyahut i lëshohet urdhër-arrest, Izraeli reagon menjëherë

Bota

Kaos në diplomacinë botërore/ Netanyahut i lëshohet

Qeveria izraelite i ka kërkuar kryeministrit kanadez Mark Carney të tërhiqet nga deklarata e tij se Kanadaja do të respektojë një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, nëse ky i fundit udhëton në territorin kanadez.

“Ne besojmë se Kryeministri Carney duhet ta rishqyrtojë këtë qëndrim dhe të mirëpresë Kryeministrin Netanyahu, udhëheqësin e të vetmit shtet hebre”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, gjatë një konference për shtyp.

Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Netanyahut, duke e akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë ofensivës ushtarake në Rripin e Gazës. Izraeli e ka hedhur poshtë juridiksionin e gjykatës dhe mohon çdo përgjegjësi për krime lufte në këtë konflikt.

Më tej, Bedrosian kritikoi edhe vendimin e fundit të Kanadasë për të njohur një shtet palestinez, duke e cilësuar atë si “një shpërblim për terrorizmin” dhe një akt që “vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit të antisemitizmit në Kanada”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion