Mposhti serben, Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo

Sport

Mposhti serben, Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo

Distria Krasniqi shpallet kampione e Europës në xhudo. Ajo ka fituar medaljen e artë në kampionatin e mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudistja nga Kosova mposhti në finale italianen Odette Giufrrida, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë.

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion