Mbrëmje magjike për Alen Sherrin, pas trofeut i propozon të dashurës për martesë

Sport

Mbrëmje magjike për Alen Sherrin, pas trofeut i propozon të

Alen Sherri ka festuar dyfish sot pas finales së Kupës së Shqipërisë. Portieri i Egnatias, pasi festoi me skuadrën me trofeun që fitoi, mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.

Ndërsa ekipi po bënte foto kujtimi, portieri shkodran u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.

Partnerja e tij foli për MCN pas ndeshjes ku tha:

“Ishte surprizë. Nuk e prisja, po i thoja pse po më lë në mes. Pastaj kur më futën ne mes, kisha shumë emocione”, u shpreh fillimisht partnerja e Sherrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion