Graciano shpërthen sërish në ofendime ndaj Heidit: Është skuthe, po përdor dashurinë për lojë

Aktualitet

Graciano shpërthen sërish në ofendime ndaj Heidit:

“Unë e kuptoj gabimin e tim, e kuptoj që nuk qeshet me ndjesitë e tjetrit. Më ndodhi si në rastin e Romeos me Lisin. Pash fytyrat e tjerëve dhe më erdhi për të qeshur, pastaj më erdhi shumë keq. Është defekt im i madh, më ndodh, është si mburojë dhe kërkova ndjesë.

Graciano ka parë arrogancë sepse kur i kërkova falje ky përdori situatën. Kjo sjellja ka filluar tani, ka ca ditë që më vihet nga mbrapa ti kështu e do je e pafytyrë. Dhe krevatin s’është hera e parë që ma thotë, ai do ketë pa arrogancë sepse erdhi direkt i fokusuar me mllef te unë,”-u shpreh Heidi.

“Jo për kontentin, por për zgjedhjen e faljes. Më është bërë aq presion, as bullizëm, nënvlerësim në këtë shtëpi dhe pata shpërthimin tim. Heidi po mashtron, unë po jepja shpirtin në atë letër, po thoja ndjesitë e mia dhe çfarë kam ndjerë në këtë shtëpi. Meritoni më tha direkt më fal dhe muhabeti mbyllet. Heidi vazhdon tallet, faljen e kërkon sa për sy e faqe, irritohem. Nuk kam dashur të sulmoj Heidin, e kam pasur gurin në dorë për ta goditur dhe nuk e kam bërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë jam përson që lidhem shpirtërisht dhe kur shoh që ka mungesë respekti, gënjeshtra dhe skuthlliqe bëhem nervoz. Më ka prekur të gjeja ime e shtrenjtë, më ka thënë ik bëj dhe një be tjetër. Sjellja ime nuk është duartrokitur por unë jam i vetëm dhe më duhet të luftoj 100-fish. Heidi është kamuflatore, përdor dashurinë për të ecur në lojë, tani e ka nxjerr kokën, mbulohet pas gishtit.”-u shpreh Graciano.

“Graciano është thjesht një person që e do shumë këtë lojën dhe do të ekzistojë me çdo lloj kushi këtu. Ekzistencën e bën në këtë formë shumë të ulët, filloi që me Erjolën dhe e agravoi”-tha Heidi.

ME TE LEXUARAT