Mbappé hyn në histori, askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Me paraqitjen e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, sulmuesi 27-vjeçar arrin në 21 ndeshje në fazat finale të Botërorit, duke u bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares franceze në këtë kompeticion.
Ylli i “Les Bleus” lë pas ish-kapitenin Hugo Lloris, i cili e mbylli karrierën me 20 ndeshje në Kupën e Botës. Pas tyre renditen Antoine Griezmann me 19 paraqitje, ndërsa Olivier Giroud dhe Raphaël Varane ndajnë vendin e katërt me nga 18 ndeshje.
Rekordi është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të Mbappé në arenën më të madhe të futbollit botëror.
Edhe pse është ende në kulmin e karrierës, ai tashmë ka hyrë në librat e historisë së Francës, ndërsa ka mundësinë ta zgjerojë më tej këtë rekord nëse “gjelat” sigurojnë kualifikimin në finalen e Kupës së Botës 2026.