Konferenca Ndërqeveritare, Marta Kos: Kishim rënë dakord për të shfuqizuar ligjin e Investimeve Strategjike

Politikë

Konferenca Ndërqeveritare, Marta Kos: Kishim rënë dakord për

Shqipëria ka hedhur sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Komisionerja Marta Kos gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel është shprehur se edhe para protestave në Shqipëri për investimin në Zvërnec, ishte diskutuar anulimi i ligjit për Investimet Strategjike.

Kos shtoi se protestat janë pjesë e proceseve demokratike, duke theksuar se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ka rënë dakord me BE-në.

"Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE. Edhe para protestave kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizohej ligji për investimet strategjike dhe amendamentet e vitit 2014. Do të inkurajoja autoritetet që ta bëjnë këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur.

Protestat janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë e proceseve demokratike. Është ajo çfarë thashë, procesi i anëtarësimit është proces në vazhdimësi. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ramë dakord“, u shpreh komisionerja Kos.

ME TE LEXUARAT