Maroku në mesin e tetë më të mirëve, eliminon bindshëm Kanadanë

Sport

Maroku në mesin e tetë më të mirëve, eliminon

Maroku është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Kanadanë me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 së finales.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që treguan kujdes në repartin defensiv dhe krijuan pak raste të rrezikshme.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas pushimit. Marokenët dominuan plotësisht lojën dhe zhbllokuan rezultatin në minutën e 50-të me Azzedine Ounahi, i cili finalizoi me sukses një aksion të bukur ofensiv.

I njëjti futbollist realizoi edhe golin e dytë të takimit, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij dhe duke e afruar ndjeshëm me kualifikimin.

Në minutën e tetë të kohës shtesë (90+8'), Abde Ezzalzouli Rahimi vulosi fitoren me golin e tretë, duke i dhënë fund çdo dileme për fituesin e sfidës.

Me këtë sukses, Maroku siguron një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit 2026.

Në çerekfinale, përfaqësuesja afrikane do të përballet me fituesin e sfidës Paraguai – Francë, e cila zhvillohet sonte duke nisur nga ora 23:00.

Kanada-Maroku, pa gola në pjesën e parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kanadasë dhe Marokut, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, me rezultat të barabartë 0-0.

45 minutat e para nuk prodhuan ritëm të lartë loje, me pak raste të rrezikshme dhe pa konkretizim para portave, ndërsa të dy skuadrat u treguan më shumë të kujdesshme në fazën defanzive.

Si Kanadaja ashtu edhe Maroku patën momente të kontrollit të topit, por pa arritur të krijojnë situata të qarta për gol.

Pas pak pritet të nisë pjesa e dytë e takimit, ku të dy përfaqësueset do të kërkojnë të zhbllokojnë rezultatin dhe të sigurojnë kualifikimin në çerekfinale.

Ka filluar sfida mes Kanadasë dhe Marokut, e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026.

Të dy skuadrat kërkojnë një vend në çerekfinale, në një duel që pritet të sjellë intensitet të lartë dhe rivalitet të fortë që nga minutat e para.

Maroku për disa nuanca llogaritët favorit në këtë duel, megjithatë, kanadezët nuk kanë hyrë në fushë më flamur të bardhë.

ME TE LEXUARAT