Mafia gjobë ish-futbollistit të Milanit, Gattusos i dogjën makinat e së motrës, ai pagoi mijëra euro

Sport

Mafia gjobë ish-futbollistit të Milanit, Gattusos i dogjën

Familja e ish-futbollistit të Milanit, Rino Gattusos, është në shënjestër të krimit të organizuar.

Baza e kërkesave për zhvatje ndaj tyre ishte ndërtimi i një sistemi paneli diellor, për të cilin familja e ish-futbollistit kishte siguruar financim prej 80 mijë eurosh. Para që zhvatësit donin t’i merrnin në dorë dhe që do të ishin paguar drejtpërdrejt nga Ringhio.

Detaji del nga deklaratat e Ida Elvira Gattuso, motra e trajnerit aktual të Olympique Marseille. Ajo ishte viktimë e dy zjarrvënieve të rënda “me qëllim frikësimin e Francesco Gattusos, babait të Rinos dhe detyrimit të tij për të paguar shumën e parave të kërkuara në mënyrë të paligjshme”, sipas urdhrit të kujdestarisë, të nënshkruar nga gjyqtarja hetuese Chiara Esposito. Hetimet çuan në arrestimin e dy personave Aldo Abbruzzese, 51 vjeç, i konsideruar nga hetuesit si element kryesor i krimit të organizuar aktiv në zonën e Corigliano Rossano dhe Mustapha’ Hamil, 43 vjeç, banues në Schiavonea, në zonën e Cosentino por me kombësi marokene.

Emrat e Ringhios dhe të një prej bashkëpunëtorëve të tij, Salvatore Pipieri, figurojnë disa herë në letrat e prokurorëve. Në aktakuzë, prokurorët pretendojnë se kampioni i botës dhe babai i tij i kanë paguar paratë e mbrojtjes bandës vendase. Dy të arrestuarit, në fakt, “detyruan familjen Gattuso dhe në veçanti Francesco Gattuso dhe Gennaro Gattuso, nëpërmjet Salvatore Pipierit, bashkëpunëtor i Gennaro Gattusos, t’i paguanin Aldo Abbruzzese-s, në dy raste të ndryshme, shumën 1500 euro, gjithsej 3000 euro”.

Sipas “Il Fatto Quotidiano”, motra e Gattuso-s i ka folur një miku “të cilit i ka konfirmuar atë që kishte ndodhur nga Salvatore Pipieri ndaj Aldo Abbruzzese”. Përgjimi mes dy grave nuk lë asnjë dyshim se kush e ka paguar: “Pra praktikisht gjithçka është zgjidhur… miku i vëllait… Salvatore… shkoi atje. Ai zgjidhi gjithçka… kështu që tani asgjë nuk do të ndodhë përsëri në rregull?”. “Por pastaj a zbarkoi Salvatore në Kalabri?… A zbarkoi Salvatore në Kalabri?”. “Po, vëllai im e dërgoi… gjithsesi gjithçka është në rregull”. “Ai bëri mirë… eh por çfarë të thashë këtë mëngjes? Këtë histori e zgjidhi vetëm vëllai juaj dhe askush tjetër…”.

Hetimet, bënë të mundur nxjerrjen në dritë zjarrin që përfshiu dy makinat e motrës së ish-trajnerit të Milanit. Rasti i parë ndodhi tetorin e kaluar, ndërsa makina ishte e parkuar. Situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së zjarrfikësve por flakët përfshinë edhe disa shtëpi.

Sipas përgjimeve, ka ende një anë të paqartë të historisë. Ish-bashkëshorti i Ida Gattusos, Franco Nigro, duke folur me të në telefon, sulmon të atin e Rinos, duke cituar djalin e tyre, të cilit ai pretendon se i duhet thënë e gjithë e vërteta: “Dëgjo një minutë, gjyshi yt kërkoi favore për kriminelët, nuk i dhashë emra, dhe ai nuk i respektoi, dhe kriminelët prandaj e bënë, ai nuk respektoi atë që duhej të respektonte dhe tani po ia nxjerrin mamit, kjo është e vërteta, unë dhe vëllai, pse duhet ta fshehim, më fal, se djali duhet të më shikojë si dikush që nuk e thotë të vërtetën, i thash të vërtetën mbrëmë, i thashë të vërtetën, çfarë kam për të fshehur “./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion