Vjehrri i 18-vjeçares që i dha fund jetës në Lushnje: Ka dalë nga shkolla duke qarë...

Aktualitet

Vjehrri i 18-vjeçares që i dha fund jetës në Lushnje: Ka

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Policia tha se shkak për aktin e rëndë të Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi.

Ata e kishin bërë lidhjen familjare në janar të këtij viti.

Ditën e sotme familjarët e djalit, përkatësisht babai i tij, Anën Drajçi, tha se ditën që ndodhi ngjarja vajza ka qenë në shkollë, por kjo që konfirmohet nga disa, ndërsa mësuesit e mohojnë.

Ai tha se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur, ndërsa kanë marrë vesh se ditën që i dh fund jetës ka dalë duke qarë nga shkolla.

“Mendoj se këtu është mbajtur mirë, mund ta dijë edhe familja se si e kemi mbajtur nuk besoj se janë në kundërshtim për këtë.

Mendoj që 99% i vjen nga shkolla, të dhënat i kemi deri diku. Ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë që ka qenë në shkollë, ndërsa disa thonë që ka qenë.

Mund të ketë pasur në shkollë xhelozitë e shoqeve.

Presion nga kjo shpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej. Ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur më kanë thënë që vajza ka dalë duke qarë nga shkolla.

Më pas ka marrë djalin i ka thënë më merr tek shtëpia. Ai e ka sjellë dhe më pas ka dalë për kafe. Më pas i ka shkruajtur për veprimin”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion