Kualifikueset e Botërorit 2022, Holanda, Franca dhe Portugalia nuk e tolerojnë kundërshtarin

Sport

Kualifikueset e Botërorit 2022, Holanda, Franca dhe Portugalia nuk e

Skuadrat e mëdha të Europës kanë arritur fitore bindëse në kualifikueset e Katar 2022.  Holanda shpartalloi 6-1 rivalen direkte në grup Turqinë. Që në sekondat e para tulipanët zhbllokuan sfidën me Klassenn teksa në pjesën e parë Depay ishte i pandalshëm duke shënuar tripletë. Në fund të pjesës së parë turqit ngelën me 10 lojtarë ndërsa në pjesën e dytë Holanda thelloi shifrat në 6-0. Në fund golin e nderit për miqtë e realizoi Under.

Franca u mjaftua me një fitore 2-0 ndaj Finlandës për t’u rikthyer tek trep pikët. Griezmann shënoi nga një gol për çdo pjesë.

Kualifikueset e Botërorit 2022, Holanda, Franca dhe Portugalia nuk e

Portugalia ka përfituar nga ndalesa e Serbisë në Irlandë duke fituar 0-3 në Azerbajxhan. Pavarësisht mungesës së Ronaldos, portugezët fituan pastër me golat e Bernardo Silva, Andre Sivla dhe Diogo Jota.

Kualifikueset e Botërorit 2022, Holanda, Franca dhe Portugalia nuk e

Në sfidat e tjera Skocia fitoi në transfertëne e Austrisë, Norvegjia shpartalloi 5-1 Gjibraltarin me Haaland që realzoi 3 gola, Kracia triumfoi 3-0 ndaj Slovenisë, Rusia 2-0 ndaj Maltës, Sllovakia 2-0 me Qipron kurse Danimarka shkatërroi 5-0 Izraelin duke vijuar kryesimin me 18 pikë në grupin e saj./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion