Video shpejtësie me Ferrarin, 70-vjeçari përfundon në pemë

Të rinj të fiksuar pas shpejtësisë kishim hasur, por një 70-vjeçar me këtë dëshirë, padyshim që ka marrë vëmendjen e të gjithve. Njihuni me të moshuarin më ‘cool’, i cili drejtonte një Ferrari Testarossa dhe luante me shpëjtësinë.
Ndërkohë, ai bënte edhe video teksa i tregonte ndjekësve të tij hobin që kishte. Por, ky ‘qejf’ nuk zgjati shumë. Makina 135 000 euro përfundoi mbi një pemë ulliri. Ngjarja ka ndodhur në Montemurlo, në provincën e Pratos.
Mësohet se i moshuari, me një kameraman dhe Teknik zëri, teksa udhëtonte me shpejtësi të madhe në Piazza della Costituzione, humbi kontrollin dhe përfundoi mbi një pemë ulliri. Nuk ka të lënduar në njerëz, por shoferi u gjobit rëndë.


