Lojrat Olimpike rritën infektimet në Japoni, qeveria zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Lojrat Olimpike rritën infektimet në Japoni, qeveria zgjat gjendjen e

Japonia ka vendosur që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi janë rritur ndjeshëm infektimet. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjendja ishte planifikuar më 12 shtator, ndërsa do shtyhet edhe për 3 javë të tjera.

Në kuadër të kësaj situate, kryeministri Suga Yoshihide gjatë javës do të takohet me ministrin e Shëndetësisë Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit qeveritar përgjegjës për masat anti-COVID-19, Nishimura Yasutoshi.

Aktualisht, gjendja e jashtëzakonshme zbatohet në 21 shtete në gjithë vendin, përfshirë zonat metropolitane të Tokios dhe Osakës. Mediat lokale theksojnë se Lojërat Olimpike të Tokios që u mbajtën nga 23 korriku deri më 8 gusht dhe Lojërat Paralimpike më 24 gusht- 5 shtator, rritën numrin e rasteve të të infektuarve në kryeqytetin Tokio. Numri i rasteve me COVID-19 në Japoni është rritur në mbi 1,58 milionë, kurse ai i vdekjeve vdekjeve në 16.412.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion