Pamje nga kantieri i Ekoparkut të Durrësit, Rama jep lajmin e mirë (Video)

Aktualitet

Pamje nga kantieri i Ekoparkut të Durrësit, Rama jep lajmin e

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook me një vieo nga Ekoparku i Durrësit. Sipas kryeministrit, projekti në fjalë është drejt përfundimit, ndërsa rikujton edhe njëherë çfarë pritet të ofrojë.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Ndërsa kujtojmë se këto janë postimet rutinë të kryeministrit Rama. Ai çdo ditë vë në pah punën që qeveria e tij ka bërë dhe po bën në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion