Kryeqyteti mban frymën të dielën, Partizani-Tirana në përballjen e 211 mes tyre

Sport

Kryeqyteti mban frymën të dielën, Partizani-Tirana në

Kur përmend derbin Partizani-Tirana mendon gjithnjë spektaklin, rivalitetin, emocionet, tensionet në dfushën e lojës dhe në shkallët e tribunave, tifozeria e zjarrtë e të dyja skuadrave gjithnjë dhuron koreografi spektakolare.

Pavarësisht pozicioneve të skuadrave në fushën e lojës, kur vjen sfida në Derbi çdo gjë lihet mënjanë dhe diferencat zerohen admiruesit e futbollit mbajnë frymën për 90 minuta sfidë të rivalizuar nga fillimi deri në fund.

Dhe e gjithë kjo pritet të shihet edhe këtë të dielë teksa në ‘Air Albania Stadium, Partizani dhe Tirana do të vihen sërish përballë njëra -tjetrës në këtë sfidë që ka shkruar faqe të arta në historinë e futbollit shqiptar. Ajo që do të luhet pasditen e së dielës do të jetë dueli i 211 mes dy gjigantëve të futbollit shqiptar që priten të vijojnë të shkruajnë historinë.

Në 210 sfidat e mëparshme bilanci flet se Partizani ka 83 fitore, Tirana ka 62  triumfe, ndërsa 65 sfida mes tyre janë mbyllur në barazim. Statistikat shohin përpara skuadrën e Të Kuqve, por fusha e lojës ka treguar shumë ekuilibër dhe emocione të shumta për këdo që e ka ndjekur në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm.

Dueli i radhës vjen me Partizanin në vendin e pestë me 30 pikë dhe me Tiranën në vendin e 8 me 21 pikë, por e gjithë kjo nuk do të ketë asnjë vlerë pasditen e së dielës kur skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të këtë përballje ku në lojë janë 3 pikë shumë të rëndësishme si për Partizanin ashtu edhe për Tiranën që pritet të na dhurojnë emocione dhe spektakël tjetër

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion