Konfirmohet klasteri i parë i Covid-19 në mesin e atletëve të Lojrave Olimpike
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 09:01
Sport

Konfirmohet klasteri i parë i infeksioneve të koronavirusit të të Covid-19 në Lojrat Olimpike. Lajmin e bëri me dije Masanori Takaya, zëdhënës i komitetit organizativ të Tokios. Ndërkohë mediat japoneze shkruajnë se janë raportuar të paktën 29 raste të reja, mes tyre edhe tre notarë grekë.
Vetëm një ditë më parë, Komiteti Olimpik grek tha se ekipi do tërhiqet nga gara pasi notarët janë infektuar me Covid-19.

Numri total i të infektuarve që nga nisja e aktivitetit ka shkuar në 322.


