Joshua i shpëtoi aksidentit të frikshëm, deklarata zyrtare: Kërkojmë respekt, ja gjendja shëndetësore e boksierit

Sport

Joshua i shpëtoi aksidentit të frikshëm, deklarata zyrtare:

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua i shpëtoi një aksidenti automobilistik në Nigeri, ndërsa dy miqtë e tij ndërruan jetë.Zëdhënësi zyrtar i Anthony Joshua, ka dhënë së fundmi një deklaratë.

“Me trishtimin më të thellë konfirmojmë, pas një aksidenti rrugor në Lagos të Nigerisë, vdekjen e Sina Ghami dhe Kevin ‘Lateef’ Ayodele.
“Të dy ishin miq të ngushtë dhe anëtarë të rëndësishëm të ekipit të Anthony-t.

Ne kërkojmë me respekt që familjeve t’u jepet hapësirë dhe privatësi në këtë kohë, ndërsa ata po përpiqen të përtypin këtë lajm vërtet tronditës dhe shkatërrues.

“Anthony pësoi lëndime në aksident dhe u dërgua në spital për kontrolle dhe trajtim, ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe do të mbetet atje për vëzhgim”- shkruhet aty.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion