Humbje e hidhur, Arbër Hoxha: Goli i parë na rrëzoi moralisht...!

Sport

Humbje e hidhur, Arbër Hoxha: Goli i parë na rrëzoi moralisht...!

Humbja 1-2 e Shqipërisë nga Ukraina dhe rrëzimi në Ligën C të Ligës së Kombeve u komentua nga sulmuesi Arbër Hoxha.

“Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm.

Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet.

Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha për TV Klan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion