Cfarë ndodhi në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, tifozat përplasje me punonjësin e security
Lajmifundit
/
19 Nëntor 2024, 23:05
Sport

Tirane - Nje incident ka ndodhur gjate ndeshjes Shqiperi-Ukraine.
Përveç atmosferës mjaft pozitive në “Stadiumin kombëtar” për ndeshjen ndaj Ukrainës, jo gjithçka ka shkuar si duhet.

Sipas asaj që shihet në video, Tifozët Kuq e Zi janë përplasur me një nga personat e sigurisë, duke bërë të detyrueshme ndërhyrjen e policisë.
Në stadium për ndeshjen e fundit të Nations League, janë 21 mijë tifozë. Kjo sfidë është e fundit për këtë sezon në këtë kompeticion.


