Heroi i sfidës me Serbinë, Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin! Silvinjo? Edhe po të mos kishte dhënë leje…

Sport

Heroi i sfidës me Serbinë, Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin!

Rei Manaj do të mbahet mend si heroi i sfidës në Leskovac. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi realizoi golin e vetëm të ndeshjes, që vulosi fitoren 0 me 1 ndaj Serbisë.

Pas ndeshjes, Manaj tha fjalën e tij mes emocioneve.

“Kemi një javë bashkë, edhe çunat që ishin në stol e kishin presionin e ndeshjes. Besoj ishte pak më i madh presioni në Tiranë. Ne jemi të gjithë profesionista. Në Tiranë ishte atmosferë që në shtëpinë tonë, mbase na bëntë përshtypje që vetëm shqiptarë. Sot ishte ndeshje më e ndjerë, ne ose fitonim sot ose do kishim humbur të gjitha shpresat për në Botëror. Jam shumë i kënaqur dhe dua vetëm të festoj sot. Andorra? Sot duhet të festojmë, pastaj nga nesër do fillojmë të mendojmë për Andorrën që e kemi në Andorrë”, u shpreh Manaj fillimisht për “TV Klan”.

Leje nga Silvinjo? Edhe po mos të na kishte dhënë leje, prap do festonim njëlloj sot nuk kishte rëndësi shumë.

Rekordi i golave? Sot nuk dua të mendoj asgjë. Rëndësi ka të bëj gol.

Më i rëndësishmi ky? Goli më i rëndësishëm i gjithë historisë sime, karrierës sime. Të më kishin thënë hiq 10 vite nga jeta jotë për këtë gol, do i kisha hequr. Do thoja merr 15 vite. Ndeshja më e rëndësishme sot./PANORAMASPORT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion