Granti Xhaka infektohet me Covid-19, Zvicra me një lojtar më pak kundër Greqisë
Lajmifundit
/
2 September 2021, 09:15
Sport

Është infektuar me Covid-19 Granit Xhaka. Lajmin e ka bërë me dije Federata e Futbollit të Zvicrës, duke theksuar se shqiptari nuk do mund të luajë kundër Greqisë në ndeshjen që zhvillohet ditën e sotme.
“Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni ka rezultuar pozitiv me covid-19”, njofton federata. Nuk dihet gjendja shëndetësore e mesfushorit të Zvicrës dhe Arsenalit.

Federata ka mjaftuar me lajmin se shqiptari është futur në karantinë, duke marrë kontroll të shpeshtë nga mjekët, për të ndjekur virusin hap pas hapi.


