Ushtronin lotari të paligjshme, policia arreston 2 persona në Durrës, shpallen në kërkim dy të tjerë

Aktualitet

Ushtronin lotari të paligjshme, policia arreston 2 persona në

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të akuzuar për ushtrimin e lojrave të paligjshme.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur 2 raste të ushtrimit të lotarive të palejuara, në Durrës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 23 vjeç, si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet basteve sportive me anë të aparateve celular, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr.1 Durrës.

K. N., 23 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. N., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tyre, në lagjen nr.8. Durrës, u konstatuan duke organizuar lotari të palejuara”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion