Vidhet Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, autorët marrin lekët e arkave dhe largohen

Aktualitet

Vidhet Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë,

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar.

Burime bëjnë me dije se dyshohet që vjedhja të jetë kryer nga dy shtetas të mitur. Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e procedurave të nevojshme.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion