Drogë, pa leje drejtimi dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pranga 2 të rinjëve në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të akuzuar për një sërë veprash penale. Bëhet me dije se ka rënë në pranga një 26-vjeçar pasi u konstatua nga blutë për drejtimin e motorit pa leje drejtimi. Pas urdhrit të ndalimit, 26-vjeçari ka vijuar rrugën, duke rënduar mbi të tashmë edhe akuza e “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policies”. Ndërkohë është arrestuar për drogë edhe një 30-vjeçar. Ky i fundit ishte me 26 vjeçarin në motor, ku policia pas kontrollit fizik, i gjeti lëndën.
“Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Drejtimi i automjeteve të mënyrë të parregullt", shtetasi K. R., 26 vjeç dhe për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasi E. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, në fshatin Rinia, Durrës, duke udhëtuar me një motoçikletë. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të Policisë.
Pas ndalimit të tyre rezultoi se shtetasi K. R. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasit E. V., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa”, njofton policia


